NË NJË LIDHJE ME ADRIAN BUJUPIN? Ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagon për herë të parë – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE ME ADRIAN BUJUPIN? Ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagon për herë të parë

NË NJË LIDHJE ME ADRIAN BUJUPIN? Ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagon për herë të parë

Prej disa ditësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes Jasmina Kadriut dhe Ardian Bujupit. Teksa rrjeti po flet shumë për ta, ata nuk ngurrojnë që në rrjetet sociale të ndajë foto apo video ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka dhënë së fundmi një intervistë, ku është shprehur se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun.

Në një lidhje me Ardjan Bujupin? Ish-konkurrentja e

Jasmina nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin e njohur duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina në një intervistë për ATV.