Vajza me emrin Debora i kërkoi seks, aktori shqiptar s’dinte as ç’ti bënte kur ajo u shtri – AlpeGossip
Vajza me emrin Debora i kërkoi seks, aktori shqiptar s’dinte as ç’ti bënte kur ajo u shtri

Vajza me emrin Debora i kërkoi seks, aktori shqiptar s’dinte as ç’ti bënte kur ajo u shtri

Gjatë intervistës sot në “Xing me Ermalin”, Gent Hazizi ka treguar edhe për kohën kur shkoi në Itali, aty ku kishte njohur një vajzë, më të madhe se ai në moshë e cila i kishte ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë. Aktori tregoi se nuk dinte të puthte dhe se ishte ajo vajzë e quajtur Debora që e kishte mësuar.

“Ajo quhej Debora. Kur po ktheheshim nga diskoteka më pyet ‘Do vish lart në shtëpi pimë një kafe?’. ‘Jo ça kafe, në këtë orë na le pa gjumë kafeja’, i thashë. Ajo insistoi: ‘Pimë ndonjë çaj ose një gotë verë’. Prapë refuzova. Sa tha ‘Ore do vish të bëjmë dashuri?’, pranova direkt.

Më çoi lart tek dhoma e vetë dhe më puthi vetë e para. Unë nuk dija. Ajo po më mësonte si ta puthja. Po më puthte dhe tek veshi. Më pas u shtri në krevat. Aty kuptova që femra është mrekullia e botës. Ajo ishte nudo në krevat kurse mua më kishte ngel çorapja e këmbës së djathtë pa hequr. Duke e hequr rashë në krevat me kokë.

Ajo më tërhoqi nga vetja, por unë s’dija. ‘Po tani’, e pyeta. ‘Sei un porco’, më tha. Më ngeli hatri mua. ‘Pse thua derr? Ça po të bëj?’, i thashë unë. ‘Kështu funksionon, duhet të flasësh me fjalë të pista se të shijon më shumë. Fol me fjalë të pista shqip’, tha. Aty fillova me fjalë të pista unë. Ah sa kam sharë atë natë”, rrëfeu Gent Hazizi.