“NUK MBAJ DOT MË”/ Melisa zgjedh të largohet përfundimisht nga “Për´Puthen” – AlpeGossip
“NUK MBAJ DOT MË”/ Melisa zgjedh të largohet përfundimisht nga “Për´Puthen”

“NUK MBAJ DOT MË”/ Melisa zgjedh të largohet përfundimisht nga “Për´Puthen”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Për’Puthen Prime”, konkurrentja Melisa Lleshi ka kërkuar në studio largimin e saj nga emisioni.

Të premten, ajo preferoi të mos zgjidhte asnjë djalë për takimin e javës, duke u shprehur se të dielën do të shprehte një vendim.

“Nuk mbaj dot më”- u shpreh konkurrentja duke veçuar thashethemet e shumta si arsyen kryesore për marrjen e vendimit të saj.

Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.

Ajo u shpreh se nuk e shihte asnjërin prej meshkujve konkurrentë si partnerin e ardhshëm të jetës.

Melisa vendos të largohet në një moment delikat, kur prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se ajo dhe Andi, janë prej disa kohësh në një lidhje së bashku.

Ka qenë ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ajo që tregoi së fundmi se çifti jo vetëm që është në një lidhje, por kanë nisur edhe bashkëjetesën.

E ftuar në “Top Albania Radio”, Shqipja pohoi se dyshja kanë nisur bashkëjetesën. Ajo është shprehur se Melisa zgjodhi Fationin në emision thjesht për “show”, sepse në realitet kishte ndjenja për Andin.

“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…”, është shprehur Shqipja gjatë intervistës.