“NUK MUND TË KESH FORMAT E…”/ Fansat kritikojnë Aulonën për fotot me bikini: Kam gjithë jetën… – AlpeGossip
“NUK MUND TË KESH FORMAT E…”/ Fansat kritikojnë Aulonën për fotot me bikini: Kam gjithë jetën…

“NUK MUND TË KESH FORMAT E…”/ Fansat kritikojnë Aulonën për fotot me bikini: Kam gjithë jetën…

Gazetarja e njohur, Aulona Musta, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” foto e video, ku shfaqet super seksi me rroba banje. Me pozat në fjalë, ajo ekspozon trupin elegant dhe me muskuj, të cilin e ka bërë falë stërvitjes së rregullt dhe një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

“Pfff po ti sikur shaje diven e botes Gjenifer Lopezin mi, tani shiqo si del vete… ???. E nejse, te foto e dyte kam dale si zoj ama. Juve cila ju pelqen me shume?”, shkruan gazetarja e njohur bashkëngjitur me fotot e videot.

“Nuk mund të kesh format e JLo”/ Fansat kritikojnë

Kujtojmë se ajo iu referua një postimi të para disa javësh në “Instagram”-in e saj, ku publikoi një foto shumë “hot” të këngëtares dhe aktores së famshme, Jennifer Lopez. Kjo e fundit shfaqej me bikini seksi e shtrirë në jahtin luksoz, ndërsa Aulona ironizonte të gjithë ato ndjekës që e kritikojnë për fotot me bikini që publikon në rrjetet e saj sociale.

Ndërkohë ndjekësit e saj duket se nuk e kanë pritur mirë postimin e fundit, pasi ata shprehen se janë lodhur nga ironia që e përsërit herë pas here.

“Nuk mund të kesh format e JLo”/ Fansat kritikojnë

“U be bajat kjo ironia. Skip kur e lexoj per te 20- en here”, i  komenton një fans dhe Aulona nuk ia kursen përgjigjen: “Hera e fundit, betohem”, duke e shoqëruar edhe me një emoji zemër.

“Problemi nuk qendron aspak se si ke dal por qe pavarsisht stervitjes qe ben nuk mund ti afrohesh JLo ? Nuk mund ti kesh dot format e saj, eshte shume e veshtire…”, i shkruan një fans, të cilit Musta i përgjigjet: “Tani qe ma the me theve endrrat, se kam gjithe jeten qe jam ne gare me Jennifer Lopez ????”.

“Nuk mund të kesh format e JLo”/ Fansat kritikojnë

Por ka edhe nga ata që mendojnë se Aulona është shumë herë më e mirë se JLo, pasi kjo e fundit është gjithë botoks dhe operacione. Disa ndjekës i dalin në mbrojtje gazetares së njohur, duke i thënë se ka trup perfekt vetëm falë stërvitjes së madhe.

“Normal qe si ke si J Lopes sepse edhe pse esht kengetarja ime e preferuar dhe esht illulli im prap ajo linjat i ka te bera e ti i ke perfekt sic te ka ber mami e bravo qe e ke mbajt fizikun tend super ne form ????”, shkruan një fans i Aulonës.

“Nuk mund të kesh format e JLo”/ Fansat kritikojnë

“Nuk mund të kesh format e JLo”/ Fansat kritikojnë