ANIJA “VLORA”/ Aurela Gaçe kujton eksodin e shqiptarëve: Një ndër ta ishte dhe vëllai im – AlpeGossip
ANIJA “VLORA”/ Aurela Gaçe kujton eksodin e shqiptarëve: Një ndër ta ishte dhe vëllai im

ANIJA “VLORA”/ Aurela Gaçe kujton eksodin e shqiptarëve: Një ndër ta ishte dhe vëllai im

Aurela Gaçe ka kujtuar eksodin e shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë, ku mijëra shqiptarë u larguan drejt shtetit fqinj, ku në mesin e tyre ishte dhe vëllai i këngëtarës, asokohe vetëm 14 vjeç.

“Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rreziqet që e prisnin, i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetëm ai duke e kaluar femijërinë e adoleshencën i vetëm”, shkruan këngëtarja ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Anija “Vlora” u nis me emigrantë drejt Italisë…

Kjo anije, nuk mund ti merrte të gjithë …e kështu, të mjerët Shqiptarë, të eturit për të jetuar vetëm pak javë më vonë , gjetën mënyra të tjera të “arratisjes ” .

Nisën të çanin detin gomonet, fuçitë e lidhura me litarë, ku shumë familje humbën në detin e thellë e më s’u panë.

Nisën të ngjisnin malet drejt Greqise, ku shumë djem e vajza nênash ,humbën edhe jetën nën acare e dëborë, duke kapërcyer lumenj e , sigurisht edhe duke u dhunuar nga ushtria .

Dukej se ky ishte shpëtimi .

Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rreziqet që e prisnin, i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetëm ai duke e kaluar femijërinë e adoleshencën i vetëm.

Ashtu siç ndodhi me shumë djem nënash qe u rritën mes shume sakrificash, e gjithmonë duke parë mbas për familjen këtu, në Shqipëri( kur mbase edhe vetë nuk e mbushnin barkun) ata mendonin e mendojnë akoma për familjet ,këtu.

Është kaq e dhimbshme , jo vetëm çfarë kaloi një brez i tërë që kërkonte atë, te “lulëzuarën” jetë prej emigranti, por edhe për familjet që u ndanë me te dashurit e tyre , vetëm për një jete më te mirë se kjo që afronte ky vend i varfër shumë.

Tani më thoni, a ka ndryshuar gjë nga dëshira për ti ikur pamundësisë për të përparuar? Për të marrë atë që meritojnë sakrificat?

Më thoni ju, pse akoma ikim? Ikim….. sa e madhe paska qënë kjo “anije” që do ti marrë shqiptaret e ti çojë diku, diku tjetër, larg, larg….

Eshte e dielë pushim, diell, det, jetë !

Paçi një ditë te bukur miq.

Kurrë mos u dorezoni, edhe unë bashkë me ju.

Ditë më të mira edhe mund të vijnë!