E PABESUESHME/ Këto janë dy motrat që ngjajnë si dy pika uji me Kardashianët – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Këto janë dy motrat që ngjajnë si dy pika uji me Kardashianët

E PABESUESHME/ Këto janë dy motrat që ngjajnë si dy pika uji me Kardashianët

Një blogere në Lindjen e Mesme, ka më shumë se 1 milion ndjekës në instagram. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Ngjan shumë, por shumë, me Kim Kardashian. Jo vetëm kaq, por ajo ka edhe një motër që ngjan shumë me Kylie Jenner.

Sonia Ali është emri i vajzës që tashmë ka nisur që të njihet ndryshe si sozia e Kim Kardashian.

Ndërkohë që motra e saj Fyza, që ngjan si dy pika uji me Kylie Jenner sigurisht nuk mund ta mohonte faktin që është shumë e lumtur për krahasimin që i bëjnë por nga ana tjetër nuk harron të jetë modeste.

Ajo shprehet:

Më pëlqejnë Kardashianët. Mendoj se krahasimet që më bëjnë mua me Kylie janë për faktin se flokët e mija janë shumë të ngjashme me të sajat. Por unë nuk mendoj se i ngjaj vërtetë asaj pasi në përgjithësi në Lindjen e Mesme, vajzat ngjajnë shumë me Kardashianët. Kjo për shkak të ngjyrës së lëkurës. Unë kam shoqe që janë më “Kylie” se sa unë.”

Gjithsesi, duan ose jo, popullariteti i sozive të Kim dhe Kylie po shtohen dita ditës dhe instagrami i tyre sa vjen e bëhet më popullor.