PROGRAMI I RI/ Julian Deda zbulon detajet: Formati i njëjtë me… (FOTO) – AlpeGossip
PROGRAMI I RI/ Julian Deda zbulon detajet: Formati i njëjtë me… (FOTO)

PROGRAMI I RI/ Julian Deda zbulon detajet: Formati i njëjtë me… (FOTO)

Tashmë është zyrtare që emisioni “Apartamenti 2XL” është transferuar nga televizioni “Vizion Plus” në ekranin e “Tv Klan”. Për më tepër është zbuluar se ky spektakël humori do të quhet “Duplex” dhe do të transmetohet të shtunave në mbrëmje nga ora 20:00 deri në orën 22:00, duke spostuar edhe emisionin e Ermal Mamaqit nga orari “prime time”.

Mirëpo publiku shqiptar tashmë ka filluar të jetë kuriozë të dijë se si do të jetë ky format televiziv dhe çfarë do të sjellë për ta. Pikërisht për këtë gjë e ka pyetur Julin njw ndjekës në Instagram në opsionin pyetje-përgjigje.

“Do të jetë ‘Duplex’ pa apo me skenar”, e pyet ndjekësi Julin.

“‘Duplex’ baraz 2XL. Format i njëjtë”, i është përgjigjur Juli ndjekësit duke iu shuar kuriozitetin të gjithëve atyre që donin të dinin se si do të ishte ky format televiziv.

Me sa duket do të ndryshohet vetëm ekrani televiziv, emri i formatit dhe gjithçka tjetër do të jetë sikurse spektakli “Apartamenti 2XL”.