DONI TË KTHENI PERDEN NË FUND? Këtë gjë ua mëson Dojna dhe gjyshja e saj – AlpeGossip
DONI TË KTHENI PERDEN NË FUND? Këtë gjë ua mëson Dojna dhe gjyshja e saj

DONI TË KTHENI PERDEN NË FUND? Këtë gjë ua mëson Dojna dhe gjyshja e saj

Sa herë ju ka ndodhur të shihni perden dhe të mendoni: “Do ishte copë e denjë për një fund ky”? E nëse keni ende materiale të bardha të punuara me motive, do ta kuptoni më së miri shijen e Dojna Memës.

Autorja dhe moderatorja e “Pop Culture” ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shihet me një kombinim tipik prej vogëlushesh. Me dy bishtaleca të kapura lart dhe balluke, komenti i Dojnës ka qenë ky: “Insistova që #gjyshjadojnës të më bënte perden Fund dhe ja rezultati”. Ndoshta jo të gjitha vajzat kanë patur kaq fantazi në vegjëli, por ja që Dojna e paska shprehur një dëshirë, të cilën gjyshja ia ka realizuar pa u menduar gjatë.

E falë plotësimit të kësaj dëshire, moderatorja ruan një nga kujtimet më të veçanta. Një kombinim që Dojnës i shkon mëse përshtat si një ‘fashioniste’ tipike.