DONI TË BINI NË SY/ Këto dhjetë funde do t’i duhen garderobës tuaj në këtë sezon (FOTO) – AlpeGossip
DONI TË BINI NË SY/ Këto dhjetë funde do t’i duhen garderobës tuaj në këtë sezon (FOTO)

DONI TË BINI NË SY/ Këto dhjetë funde do t’i duhen garderobës tuaj në këtë sezon (FOTO)

Është pikërisht ajo periudhë e vitit që femrat pëlqejnë të veshin më shumë funde.

Fundet me pala apo të gjera janë tepër në modë këtë sezon, por fundet e ngushta janë ato që nuk dalin kurrë nga moda.

Ja çfarë sugjerojnë stilistët:

Një fund me shumë ngjyra mund të kombinohet me çdo lloj bluze.

 

Fundi xhins do t’ju duhet për një veshje In.

Në zyrë do të ishte përfekt një fund i ngushtë i kapur me kordele.

 

Për t’u dukur sa më sensuale, një fund mëndafshi është i duhuri.

Serioze apo trendy, një fund si ky do t’ju duhet me patjetër.

 

Fund lëkure me ngjyra të ndezura me shkëlqim do t’ju hyjë në punë në mbrëmjet e kësaj vere.

Fundi me vija nuk del kurrë nga moda.

 

Fundet me kuadrate të vogla janë të preferuarit e blogereve për këtë sezon.

Një fund i bardhë është gjithnjë i mirëpritur në kombinimet e këtij sezoni.

Fundi i zi i lëkurës nuk duhet t’i mungojë garderobës tuaj.