NJË VIT PËR T’U PUBLIKUAR/ Arsyeja pse i mori kaq shumë kohë klipi Erës dhe Norës (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NJË VIT PËR T’U PUBLIKUAR/ Arsyeja pse i mori kaq shumë kohë klipi Erës dhe Norës (FOTO+VIDEO)

NJË VIT PËR T’U PUBLIKUAR/ Arsyeja pse i mori kaq shumë kohë klipi Erës dhe Norës (FOTO+VIDEO)

Më në fund sot dy motrat, Era dhe Nora Istrefi publikuan bashkëpunimin e tyre që fansat e kanë pritur me padurim prej gati një viti. Kënga titullohet “Nuk e di” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Kjo shihet edhe në mijëra shikime që ka marrë videoklipi brenda pak orësh.

Videoklipi ka vonuar shumë për tu publikuar pasi është një realizim që ka kërkuar shumë kohë, bën të ditur “Gazeta Express”.

Videoklipi përfshin 8 skena, prej të cilave 4 janë të Erës, një vetëm e Norës dhe në dy skena shfaqen bashkë: skenat me flokë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ideator i këtij klipi është Astrit Ismaili, Entermedia është përkujdesur për xhirimin, Albi Nako ka bërë koreografinë, kënga është punuar nga Claydee dhe Era. Videoklipi është publikuar nga Ultra Music, shtëpia muzikore pjesë e të cilës është Era.