ME POZËN MË TË ËMBËL ME PARTNERIN/ Olta Gixhari zbulon gjininë e bebushit që po vjen (FOTO) – AlpeGossip
ME POZËN MË TË ËMBËL ME PARTNERIN/ Olta Gixhari zbulon gjininë e bebushit që po vjen (FOTO)

ME POZËN MË TË ËMBËL ME PARTNERIN/ Olta Gixhari zbulon gjininë e bebushit që po vjen (FOTO)

Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Ajo është në javët e fundit të shtatzënisë dhe sot e motra zbuloi se aktorja është në pritje të një djali.

Gjininë e bebit e ka konfirmuar së fundmi vetë Olta, me anë të fotos më të ëmbël. Në fotën në fjalë shihet dora e saj dhe dora e partnerit, të kapura me njëra-tjetrën. Së bashku ato po mbajnë një palë atlete ngjyrë blu.

“Shiko kush po vjen! Djali ynë”, ka shkruar Olta krahas fotos. Kujtojmë se aktorja ende nuk e ka zbuluar portretin e partnerit dhe kjo është një nga të rrallat herë që ajo ka publikuar foto me të.