Pasi u arrestua për trafik DROGE, i dashuri Viola Spiros paska dalë dhe kapen MAT sëbashku (FOTO) – AlpeGossip
Pasi u arrestua për trafik DROGE, i dashuri Viola Spiros paska dalë dhe kapen MAT sëbashku (FOTO)

Pasi u arrestua për trafik DROGE, i dashuri Viola Spiros paska dalë dhe kapen MAT sëbashku (FOTO)

Ndalimi i Valentin Selaj, 5 muaj më parë në Holandë mori jehonë thuajse në të gjitha mediat vendase, por jo vetëm. Kjo çështje u diskutua edhe në vendin tonë, thuajse nga çdo media online dhe shkak për këtë u bë edhe lidhja e dashurisë që Valentini ka me moderatoren e njohur shqiptare, Viola Spiro.

Mesa duket i dashuri i moderatores së fundmi ka marrë lirinë dhe me siguri ky lajm, për Violën është fantastik.

Ai është lënë në gjendje të lirë në fillim të muajit prill, pas 20 javësh në qelitë e paraburgimit në Holandë, ku nuk ishte i lejuar të gjykohej në gjendje të lirë për shkak të shtetësisë shqiptare.

Paparaci i “RevistaWho.Com” i ka fotografuar dy të dashuruarit në zonën e ish-Bllokut teksa shpenzojnë kohë së bashku, për të rikuperuar kohën kur kanë qenë larg njëri-tjetrit.

Pavarësisht të gjitha komenteve dashakeqe ndaj Violës dhe historisë së saj të dashurisë, ndjenja e saj arriti t’i rezistojë presionit.