NGA MISHI TEK QUMËSHTI/ Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga ulcera në stomak – AlpeGossip
NGA MISHI TEK QUMËSHTI/ Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga ulcera në stomak

NGA MISHI TEK QUMËSHTI/ Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga ulcera në stomak

Ulcera është një lezion i mukozës/cipës gastrike (stomakut). Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me barnat antiinflamatore josteroidiene (AIJS), si për shembull aspirina, ibuprofeni apo sodiumi naproksen. Megjithëse një pjesë e madhe e popullsisë është e infektuar nga ky bakteri, ulcera nuk shfaqet tek të gjithë.

Shenjat paralajmëruse të kësaj sëmundjeje janë: dhimbje në stomak, probleme me tretjen, mungesë oreksi, çngjyrosje të jashtëqitjes.

Nëse vuani nga ulcera në stomak, duhet të përpiqeni të limitoni sa më shumë këto ushqime.

Pijet alkoolike
Kafen
Pijet e gazuara
Qumështin dhe produkte të tjera të saj
Mishin e kuq
Ushqimet me shumë kripë.