Turjan Hyska “i shpall sfidë të hapur” Aurela Gaçes: O ti e fortë, fol po deshe... (FOTO) - AlpeGossip
Turjan Hyska “i shpall sfidë të hapur” Aurela Gaçes: O ti e fortë, fol po deshe… (FOTO)

Turjan Hyska “i shpall sfidë të hapur” Aurela Gaçes: O ti e fortë, fol po deshe… (FOTO)

Aurela Gaçe dhe Turjan Hyska, e adhurojnë stërvitjen dhe mbajtjen e trupit të tyre në formë. Ata na kanë treguar shpesh se pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë, mundohen që të gjejnë kohën dhe të stërviten në palestër. Madje Aurela në ‘Instagram’ ka zbuluar se dhe në mungesë të kohës dhe parave nuk ka justifikime për stërvitje, sepse mund të realizohen ushtrime të ndryshme edhe në shkallët e pallatit.

 

Për këtë gjë moderatori i njohur, Turjan Hyska, i ka ‘shpallur hapur sfidë’ këngëtares. Ai ka publikuar në ‘InstaStory’ disa video në të cilat shihet duke ngjitur me vrap disa shkallë. Në video ai shkruan: “Kaq xhironte ‘Instagrami’ o ti e fortë vetëm 1/3 e të gjithave”. E më pas kur ka arritur t’i ngjisë të gjitha shkallët ai i është drejtuar përsëri Aurelës: “Fol po deshe”.

Kjo është thjesht një sfidë midis dy miqsh të mirë me njëri-tjetrin, por të gjithë duhet të marrim shembull që t’i kushtojmë pak më shumë kujdes dhe vëmendje trupit dhe shëndetit tonë.