Iu kthye look-t të vjetër/ MC Kresha pret kaçurrelat (FOTO) – AlpeGossip
Iu kthye look-t të vjetër/ MC Kresha pret kaçurrelat (FOTO)

Iu kthye look-t të vjetër/ MC Kresha pret kaçurrelat (FOTO)

Sezon i ri, look i ri. Ka shumë të famshëm që e ndjekin këtë moto në verë, ashtu siç ka dhe nga ata që identifikohen nga look-u i tyre dhe nuk ndryshojnë.

Dhe pikërisht atëherë kur mendonim se reperi MC Kresha nuk do të ndryshonte asgjë nga kaçurrelat e tij, bota na u kthye përmbys.

Reperi ka prerë kaçurrelat e tij dhe është kthyer te vetja e vjetër, me një model të ri dhe më modern.

Në fillimet e veta, MC Kresha nuk njihej aspak për flokët e tij të gjatë e të dendur, pasi na është prezantuar me flokë të prerë shkurt pas koke.

Por pikërisht kur ishim mësuar ta shihnin kështu, ai bëri ndryshimin e madh. Epo ishte koha apo jo!