KONKURSI ALPEGOSSIP/ Njihuni me 3 maturantet më të VOTUARA që SHKËLQYEN në mbrëmjet e maturës! (FOTO) – AlpeGossip
KONKURSI ALPEGOSSIP/ Njihuni me 3 maturantet më të VOTUARA që SHKËLQYEN në mbrëmjet e maturës! (FOTO)

KONKURSI ALPEGOSSIP/ Njihuni me 3 maturantet më të VOTUARA që SHKËLQYEN në mbrëmjet e maturës! (FOTO)

Mbrëmja e maturës është dita më e veçantë për nxënësit që mbyllin ciklin e shkollës së mesme. Djemtë dhe sidomos vajzat duan të duken unikë, ndaj për ta nuk ka kufi për shpenzimet.

Që në vitet e para të adoleshencës, vajzat ëndërrojnë për këtë natë dhe sa më shumë afrohet, aq më i madh bëhet stresi në lidhje me mënyrën sesi do të vishen apo grimohen mbrëmjen e madhe dhe me të drejtë! Hiq një e vish një tjetër, trupi i tyre mund të provojë mbi 100 fustane deri sa të arrijnë tek i duhuri.

AlpeNews.al bëri një konkurs me vajzat më të bukura të “Maturës 2018”, dhe nga ky votim 3 më të votuarat rezultuan:

Vendi i parë, maturantja nga Tirana Amanda Haveri

Vendi i dytë. maturantja nga Durrësi Lusia Bulku

Vendi i tretë, maturantja nga Tirana Marsi Tresa

Të treja vajza me karaktere dhe dëshira për të ardhmen ndryshe. Për më tpër le të njihemi me to.

Amanda Haveri maturantja 18 vjeçare nga gjimnazi “Sami Frashëri” e sheh veten në të ardhmen si avokate apo gjykatëse. Amanda tregon se ka pasion sportin dhe se është një vajzë bashkëpunuese: “Jam marrë gjithë jetën time me sport dhe kjo ka ndikuar në fizikun dhe tipin tim.
Kam frymën e bashkëpunimit dhe gjithmonë ndodhem aty kur dikush ka

nevojë për ndimën time.” 

Ajo gjithashtu e pyetur nga AlpeNews.al dha dhe disa këshilla shumë të vlefshme për moshataret e saj:

Një këshillë për të gjitha maturantet e tjera do ishte që të gjitha ta dinë se secila ka qenë e mrekullueshme në mënyrën e saj dhe se nuk të bën ajo çfarë ke veshur “Mbretëreshe të Maturës “ por ajo cka je në të vërtetë dhe secila prej jush ka qenë një mbretereshë më vete atë natë.

 

Lusia Bulku është maturantja nga gjimnazi “Rilindja” në qytetin e Durrësit. Lusia ka pasion pikturën dhe çdo gjë që lidhet me artin. Ajo tregon për AlpeNews.al se këtë talent që e ka të trashëguar nga babai, prandaj do ti vazhdoj studimet për arkitekturë në Tiranë duke bërë të mundur realizimin e një ëndrrës së saj fëmijërore.

Në të ardhmen Lusia shpresontë bëhet një arkitekte e zonja dhe të udhëtoj sa më shumë.
E pyetur nga AlpeNews.al për këshillën që ju jep moshatarëve të saj ajo përgjigjet:

“Këshilla ime për të gjithë maturantët është që ta shijojnë sa më shumë atë ditë sepse është një nga ditët më të bukura dhe të veçanta të jetës,ndjesinë e së cilës nuk do ta provoni më kurrë. Dhe një vecanërisht për vajzat që veshja të jetë sa më e fisshme dhe rinore”

 

Marsi Tresa është maturantja e tretë si më e votuara. Marsi është maturantja nga gjimnazi “Ismail Qemali” në qytetin e Tiranës. Marsi tregon për AlpeNews se do studioj për informatikë ekonomike pasi sipas saj është një degë ku merr informacionin e duhur rreth çdo gjëje që ka të bëjë me ekonominë

Për sa i përket pasionit ajo tregon se është sipërmarrja. “Dëshira për të krijuar dhe për të gërshetuar funksionalen me estetiken dhe për të sjellë një produkt me përdorim të gjerë dhe të nevojshëm më shtyjnë drejt kësaj fushe”, shprehet Marsi.

Në lidhje me të ardhmen maturantja tregon se duke e njohur veten dhe vullnetin që ka pse jo të një sipërmarrëse e suksesshme dhe një ekonomiste e zonja për diplomën që do të zotëroj.

E pyetur nga AlpeNews.al për këshillën që ju jep moshatarëve të saj ajo përgjigjet:

“Do t’ju këshilloja përpos studimit për të fituar shkollën që dëshirojnë të shijojnë cdo moment të gjimnazit sepse është vërtetë një nga periudhat më të bukura të jetës por që ja kupton vlerën dhe rëndësinë që ka patur vetem pasi përfundon dhe të kanë mbetur vetëm kujtimet.”

Vajzat u pyetën dhe për shpenzimet që kanë bërë për ditën e maturës si dhe për kohën që ju desh të bëheshin gati.

Amanda: Matura sic dihet është ajo që cdo adoleshente ëndërron që sapo hyn në gjimnaz. Shpenzimet ishin deri në 500€ duke nisur që nga fustani e deri tek make-up, flokët, këpucët, thonjtë, pagesa e lokalit, si dhe shpenzimet e tjera ekstra pas mbrëmjes, etj. Për tu përgatitur fillova që nga ora 5 mbasdite e deri në orën 9 ku përvec make-up-it një kohë të konsiderueshme e mori dhe veshja e fustanit.

Lusia: Duke u munduar për të zgjedhur fustanin e duhur mora parasysh nje çmim të konsiderueshem prej 400€ .Për të zgjedhur fustanin me mjaftoi vetem një ditë.

Marsi: Kur vjen matura të kap pak paniku për veshjen që do të kesh dhe mundohesh të zgjedhësh më të mirën për ty normale që më e mira kushton vetëm fustani 250euro.
Shumica e vajzave harxhojnë një kohë të konsiderueshme dhe kur shkojnë në dyqan jo vetëm atë dite hahaha . Diku tek 3 orë .

Përgatiti AlpeNews.al