SIPAS NJË STUDIMI/ Mëmësia ndikon negativisht në shëndetin mendor – AlpeGossip
SIPAS NJË STUDIMI/ Mëmësia ndikon negativisht në shëndetin mendor

SIPAS NJË STUDIMI/ Mëmësia ndikon negativisht në shëndetin mendor

Një studimI të botuar në revistën “Sex Roles” nxorrin në pah se gratë janë ende duke bërë pjesën më të madhe të punëve shtëpiake dhe po paguajnë këtë me shëndetin mendor.

Eshtë bërë një rrugë e gjatë dhe tani burrat po ndihmojnë më shumë me punët dhe përgjegjësinë e fëmijëve, megjithatë; “Shumica e grave ende merren me pjesën më të madhe të “punës së padukshme “të një shtëpie.

Gratë që merren me shumicën apo të gjitha detyrat e shtëpisë, janë raportuar se ndihen të tronditura dhe madje bosh.

Studimi hulumtoi pothuajse 400 gra që kishin fëmijë të mitur dhe një partner të angazhuar.

Dhe ajo që ata gjetën mund të tingëllojë goxha e njohur për mamatë që po kalojnë nëpër të njëjtën situatë.

Edhe pse 65 për qind e grave punonin jashtë shtëpisë, 9 nga 10 prej tyre thanë se ishin përgjegjës për orarin e familjes, ndërsa 7 nga 10 ndjeheshin përgjegjëse për caktimin e detyrave dhe mbajtjen e standardeve të familjes.

8 nga 10 ishin përgjegjëse për të ditur se çfarë po ndodhte në shkollë, ndërsa gati 7 nga 10 thanë se ishin përgjegjës për nevojat emocionale të fëmijëve të tyre.

5 në 10 gjithashtu merrnin shumicën e vendimeve financiare, si investimet dhe planifikimi i pushimeve.

Është pak e çuditshme që e gjithë kjo përgjegjësi të çon në përjetimin e stresit dhe mungesës së gëzimit për jetën, që rrjeshimisht mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi.

Edhe më pak e çuditshme është se bërja e punëve më të padukshme rreth shtëpisë ishte e lidhur me kënaqësinë më pak të marrëdhënieve.

“Edhe pse gratë mund të bëjnë fizikisht më pak rroba, ata vazhdojnë të mbajnë përgjegjësinë për të siguruar që detergjentët të mos mbarojnë, të lajnë rrobat e ndotura, apo nëse ka peshqirë të pastër”, tha një e autorëve të raportit, Lucia Ciciolla, asistent profesoreshë e psikologjisë në “Oklahoma State University”.

“Gratë po fillojnë të njohin se ende mbajnë barrën mendore të familjes edhe nëse të tjerët ndajnë punën fizike dhe se kjo barrë mendore mund të marrë një taksë”.

Autorët e studimit gjithashtu vunë në dukje se kur mamatë vuajnë, fëmijët gjithashtu vuajnë.

Kur kujdestari primar i një fëmije është i stresuar ose i sëmurë mendërisht, ai stres pasqyrohet te fëmijët me rezultate të këqija.

“Ne duhet të kujdesemi për mirëqenien e nënave nëse duam që fëmijët të jenë mirë, dhe gjithashtu për vetveten”-tha Luthar, një nga autorët e studimit.

Çfarë mund të bëjmë për të rregulluar çështjen?

Thjesht të pranojmë se ekziston një punë e padukshme dhe se gratë e kryejnë atë, ne mund të përpiqemi ta zhvendosim ngarkesën në mënyrë më të barabartë midis prindërve, duke siguruar që mamatë të marrin mbështetjen e shëndetit mendor që u nevojitet.

Nënat kujdesen për të gjithë rreth tyre, por ata duhet të kujdesen për veten e tyre, dhe të kenë kohë kohë dhe energji për t’u angazhuar.