PAS "OSCARIT" BEYONCE ORGANIZON FESTË SEKRETE/ Ja VIP-at që ishin të pranishëm (FOTO) - AlpeGossip
PAS “OSCARIT” BEYONCE ORGANIZON FESTË SEKRETE/ Ja VIP-at që ishin të pranishëm (FOTO)

PAS “OSCARIT” BEYONCE ORGANIZON FESTË SEKRETE/ Ja VIP-at që ishin të pranishëm (FOTO)

Ceremonia e çmimeve ‘Oscar’ pas finalizimit, gjithmonë ndiqet nga disa festa, por jo të gjitha janë publike dhe kanë të njëjtin qëllim. Pas mbrëmjes së madhe për kinematografinë, është organizuar edhe një festë sekret nga Beyonce. Këngëtarja e njohur, bëri bashkë një pjesë të mirë të personazheve publikë dhe fotot e tyre, të kapura në fshehtësi bënë xhiron e rrjetit. Të pranishëm në këtë festë ishin: Katy Perry, Orlando Bloom, Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, Chrissy Teigen, John Legend, Natalie Portman, Leonardo DiCaprio dhe Drake. Sigurisht, këta janë vetëm një pjesë e emrave.

Në sy ra padyshim pamja e Rihannës, e cila ishte veshur me një fustan të shkurtër me printe leopardi, ndërsa çifti i njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom, morën vëmendjen maksimale pasi kjo ishte hera e parë që ata u panë dhe u fotografuan bashkë që pas shpalljes së fejesës.

 

Festa u zhvillua në garazhin e një shtëpie sepse çifti Jay-Z dhe Beyonce kishin vendosur të bënin diçka ndryshe.