“UNË JAM ÇFARË KAM KALUAR”/ Fifi bën një tatuazh të ri dhe duket pak i frikshëm – AlpeGossip
“UNË JAM ÇFARË KAM KALUAR”/ Fifi bën një tatuazh të ri dhe duket pak i frikshëm

“UNË JAM ÇFARË KAM KALUAR”/ Fifi bën një tatuazh të ri dhe duket pak i frikshëm

Fifi ka zbuluar tatuazhin më të ri që ka bërë në trup.

Këngëtarja e njohur ka publikuar pamjet e fundit të tatuazhit shumë të veçantë por që mban një kuptim të frikshëm.

Tatuazhi tregon një bombë dhe një vogëlush të ulur në një shilarëse të varur në mjetin shpërthyes.

Fifi ka treguar se ky tatuazh lidhet me atë që ka kaluar në jetë. Ajo e ka përshkruar me fjalët “Unë jam çfarë kam kaluar”, duke treguar rrugëtimin e saj deri në këtë pikë ku është tani.

Në këtë mënyrë, Fifi ka treguar se për të arritur aty ku është sot ka kaluar nëpër sfida të vërteta.

Aktualisht këngëtarja po shijon suksese pafund si një teksshkruese dhe autore e hiteve të ndryshme. Ajo është duke finalizuar duetin me Remzie Osmanin.