"INSTAGRAMI ËSHTË PËR ENGJËJT, MOS..."/ Arbenita Ismailji jep një mesazh për të gjithë duke treguar trupin e saj - AlpeGossip
“INSTAGRAMI ËSHTË PËR ENGJËJT, MOS…”/ Arbenita Ismailji jep një mesazh për të gjithë duke treguar trupin e saj

“INSTAGRAMI ËSHTË PËR ENGJËJT, MOS…”/ Arbenita Ismailji jep një mesazh për të gjithë duke treguar trupin e saj

Modelja Arbenita Ismajli, u bë e njohur për publikun shqiptar nga lidhja e saj me reperin Fero.

Më pas, tiparet e saj dhe format trupore ishim ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe momentalisht ajo është një ndër modelet më të njohura.

Karrierën e saj po e zhvillon jashtë vendit dhe ajo është kthyer në imazhin kryesor për disa linja veshjesh.

Por, ndonëse shfaqet gjithmonë e kuruar, Arbenita sapo ka treguar në Instagram një defekt që ka në trup.

Ajo thotë se ka disa kile më shumë, që i bien në sy vetëm kur është ulur.

Krahas fotos ku tregon defektin, Arbenita ka dhënë edhe mesazhin e rëndësishëm për të gjitha vajzat.

Ajo thotë se në Instagram, njerëzit publikojnë vetëm fotot më të mira, por në realitet kanë ndryshime.

“Instagrami është për engjëjt që zgjedhin foton më të mirë… Mos e krahasoni veten me asnjë tjetër që duket perfekt në Instagram… ose që të doni të jeni si ata… Të gjithë kemi të meta… Je shumë e bukur me që ra fjala”, shkruan modelja.