Seksi në ujë është shumë romantike, apo jo? Na vijnë ndër mend ato skenat ikonë në filma, ku çifti, shumë të eksituar, hidhen në pishinë, apo shkojnë në vaskë e dush dhe e dini vetë seç ndodh pastaj…
Mirëpo, në ato momente mendimi i fundit që na vjen ndër mend është kujdesi ndaj vaginës. Ndaj tani që kemi këmbët në tokë, le të lexojmë 5 arsyet përse seksi në ujë nuk është një ide e mirë.
Nuk është sterile
Uji mund të përmbajë disa baktere të frikshme si E.coli apo edhe salmonelë. Dhe po flasim për ujin e pishinave, lumenjve, detit, etj. Përmes seksit do të fusni të tilla mikrobe në kanalin vaginal dhe nuk është një ide e mirë.
Do të jesh shumë e thatë aty poshtë
Mbajeni mend mirë: Uji nuk është lubrifikant. Jo vetëm kjo, por edhe largon të gjithë lubrifikantin natyral që mban trupi ynë duke e tharë komplet vaginën.
Mund të marrësh infeksionin urinar
Ju kujtohet të gjitha ato bakteret që mban uji? Epo, do të futen brenda trupit tuaj gjatë seksit dhe rrit shancet që të mernni infeksion urinar.
Rrit mundësitë për sëmundje seksualisht të transmetueshme
Na vjen keq, por uji nuk është magjik dhe nuk ju mban larg rrezikut të sëmundjeve seksualisht të transmetuese. Madje, është shumë e vështirë që të përdorësh një prezervativ në ujë! Nga ana tjetër, fenomeni i njohur ndryshe si “lotët vaginal” që shkaktohet si pasojë e thatësirës aty poshtë, rrit shancet për t’u prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Yup, mund të mbetesh sërish shtatzënë
Nëse në pishinë apo në vaskë, po kryeni marrëdhënie seksuale përmes penetrimit, atëherë po, mund të mbetësh shtatzënë!