SI NA KISHTE SHPËTUAR/ Meghan dhe Harry janë besnikë të këtij rregulli të familjes mbretërore (FOTO) – AlpeGossip
SI NA KISHTE SHPËTUAR/ Meghan dhe Harry janë besnikë të këtij rregulli të familjes mbretërore (FOTO)

SI NA KISHTE SHPËTUAR/ Meghan dhe Harry janë besnikë të këtij rregulli të familjes mbretërore (FOTO)

Duka dhe Dukesha e Sussex tërheqin vëmendjen e të gjithëve, teksa shfaqen si pëllumba të dashuruar në çdo dalje publike.

Gjithsesi, edhe përse janë monarkë të kohërave moderne dhe romantikë të pandreqshëm, ekspertët kanë zbuluar se ata ndjekin një rregull kryesor të protokollit mbretëror. Krahas shikimeve romantike dhe ecjeve dorë për dorë, Meghan dhe Harry kujdesen që të jetë gjithmonë Harry ai që drejton.

“Edhe përse Duka dhe Dukesha e Sussex po prezantojnë një mënyrë të re informale të familjes mbretërore, ata sërish ndjekin këtë rregull. Meghan, e cila nuk i përket familjes mbretërore, ec disa hapa pas Princit Harry” – u shpreh esksperti William Hanson.

Duket se Harry i ka qëndruar besnik këtij rregulli, që ndiqet edhe nga vetë Mbretëresha Elisabeth.

“Është një standart i praktikuar nga familja mbretërore Britanike, ku ata që kanë “gjak mbretëror” duhet të ecin disa hapa përpara bashkëshortëve të tyre, siç ecën Mbretëresha Elisabeth përpara Dukës së Edinburgh-ut, apo Duka dhe Dukesha e Cambridge”. –vijon eksperti për “Mail Online”.

Harry dhe Meghan, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë pranverën e ardhshme, mbërritën në Tonga këtë mëngjes për turin mbretëror. Ata rikthehen në Londër me 1 nëntor.