Fifi vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por shumë e komentuar në media e rrjete sociale, për anën profesionale e atë private.
Për këtë të fundit Fifi ka filluar të prononcohet vetëm së fundmi, duke treguar edhe se është lënduar nga dashuria.
E ftuar në emisionin “N’drrimi i natës”, Fifi është shprehur se dashuria ja ka djegur shpirtin prandaj i qan këngët e dashurisë.
Por kush është djali që e ka lënduar Fifin? Gjatë lojës “Haje ose thuaje”, Fifit iu kërkua të thoshte emrin e tij, por këngëtarja refuzoi.
“Nuk e them. Ai është në lidhje me tjetër kë”, u shpreh Fifi.