'JE QENDRA E BOTËS TONË"/ Ja dedikimi i veçantë i Marjana Kondit për... (FOTO) - AlpeGossip
‘JE QENDRA E BOTËS TONË”/ Ja dedikimi i veçantë i Marjana Kondit për… (FOTO)

‘JE QENDRA E BOTËS TONË”/ Ja dedikimi i veçantë i Marjana Kondit për… (FOTO)

Mbesa e aktores shumë të dashur për publikun, Marjana Kondit, ka festuar ditëlindjen. Marjana e ka shprehur gjithnjë dashurinë e madhe që ka për vogëlushen dhe i ka bërë një dedikim të veçantë.

“Mbesa ime feston ditëlindjen. Ajo çdo ditë feston dhe gëzon dhuratat tona. Jo vetëm dashuri dhe përkujdesje për të, çdo ditë vëmendje për të. Vëmendjen e saj nuk e merr as ‘Facebook’, as teatri, as poltitika, as ‘showbiz’, as problemet ekonomike, as shoqëria, askush dhe asgjë.

Të mos humbasim gëzimet e përditshme që na falin fëmijët, mos të humbasim momentet e tyre të lumturisë për sa e sa gjëra të tjera, në dukje të rëndësishme, por jo të vyera sa fëmijët tanë. Gëzuar mbesa ime, ne jemi çdo moment me ty jo vetëm sot.

Nuk duhet të pres datën 16 për të të gëzuar apo për të kuptuar që ti je qendra e botës tonë. Këtë ne e bëjmë çdo ditë. Të bekuar që bota juaj nuk përlyhet nga gjithë sa ju rrethon”, shkruan Marjana.