DOJNA MEMA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Vëmëndjen e merr urimi i Vlashentit: Dritë në sy… – AlpeGossip
DOJNA MEMA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Vëmëndjen e merr urimi i Vlashentit: Dritë në sy…

DOJNA MEMA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Vëmëndjen e merr urimi i Vlashentit: Dritë në sy…

Më 29 dhjetor Vlashent Sata zyrtarizoi romancën e tij me Dojna Memën, duke i treguar gjithë botës se ata janë bashkë.

Vlashenti ka publikuar në Instagram një video me moderatoren, ku ka bërë një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan të gjithëve.

Uroj qe ky fundvit t’ju gjeje me zemren dhe syte plot dashuri. Gjithçka tjeter do të behet me mire 💜@dojnamema”- ka shkruar ai.

Dy zogjtë e dashuruar sigurisht që e kanë pritur bashkë ndërrimin e viteve, gjithashtu në shoqërinë e familjes së Dojnës.

Vetë moderatorja ka ndarë foto nga atmosfera e tyre e gëzueshme në Instagram, ku kanë pozuar të gjithë duke buzëqeshur si një familje tepër e lumtur.

Ndërkohë, sot që Dojna feston ditëlindjen, Vlashenti u kujdes t’i bënte asaj urimin më të bukur publik. Ai ka postuar një foto krah saj në rrjetet sociale, ku i ka shprehur edhe fjalët më të ndjera.

Drite ne sy e drite ne zemer! Paç vetem gezim ditlindjeje, per çdo dite, ashtu si je per mua! Gezuar e vogla ime e madhe sa nje Botë”-ka shkruar ai.

Nuk dimë se si do e festojnë ata këtë ditë të veçantë, por kuriozë jemi për dhuratën që Vlashenti i ka bërë Dojnës.