NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Dj Geek i shpreh DËSHIRËN më të madhe Dafinës në foton e saj. Ja çfarë është – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Dj Geek i shpreh DËSHIRËN më të madhe Dafinës në foton e saj. Ja çfarë është

NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Dj Geek i shpreh DËSHIRËN më të madhe Dafinës në foton e saj. Ja çfarë është

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan disa ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Madje, ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

Por, jo vetëm kaq. Dafina e ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij. Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares.

Në disa video të shpërndara në Instastory shihet ai me Dafinën dhe me mbesën e tij, kurse në video të tjera prindërit dhe vëllai i Geek-ut. (KLIKO)

Ata nuk i fshehin më komentet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Së fundmi, Dafina ka publikuar disa foto nga xhirimet e këngës “Mos shko”, duke shkruar “Nëse do shprehje 4 dëshira, çfarë do ishin?”

Dhe e dini çfarë dëshire shprehu DJ Geek? “Ty këtu tani!”-ka shkruar ai duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ishin bashkë.

Sakaq, Dafina i ka komentuar me disa emoji duke iku me vrap! OK, kaq të ëmbël sa janë na e çuan diabetin në qiell.

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.