U tha se vuante nga depresioni/ Aktori i njohur shfaqet në publik (FOTO) – AlpeGossip
U tha se vuante nga depresioni/ Aktori i njohur shfaqet në publik (FOTO)

U tha se vuante nga depresioni/ Aktori i njohur shfaqet në publik (FOTO)

Muaj pasi aktori i “Pirates of the Caribbien” anulloi të gjitha konferencat për shtyp dhe bëri një mungesë relativisht të gjatë në paraqitjet publike, është parë në një aeroport të Japonisë në gjendje të mirë fizike. Shqetësimi i fansave të artistit të Hollywood-it për ndonjë sëmundje apo problem shëndetësor ka mbaruar teksa Depp është parë më në fund duke i qeshur kamerave.

Por shqetësimi i fansave vinte me një arsye pasi në disa foto që dolën në qershorin që lamë pas, Johnny teksa ishte në një koncert me grupin e tij të rrokut, dukej shumë i dobët, dhe për ata më të vëmendshmit mollëzat dhe linja e nofullës që janë karakteristike për portretin e tij dukeshin se ishin zhdukur. Pasi gazetarët panë këto foto e pyetën aktorin për probleme të mundshme por ai nuk dha asnjë përgjigje ndërkohë që shoku i tij i bandës Alice Cooper tha se fjalët për të nuk janë të vërteta. “Kam dëgjuar fjalë se Johnyy Depp peshon 50 kg, është në depresion dhe ka probleme me mëlçinë”- tha Alice -“Më lejoni të them që ai është më i lumtur se kurrë dhe është duke buzëqeshur pothuajse gjatë gjithë kohës”.

Nuk e dimë si qëndronte e vërteta për shëndetin e aktorit muajt që kaluan por sido që të ketë qenë tani është e sigurtë që është më mirë. E me Johnnyn në formë shpresojmë shumë që ta lërë pak mënjanë eksperimentin që po bën me muzikën e ti kthehet aktrimit sa më shpejt.