Artistja akuzon për përdhunim regjisorin Luc Besson: Humba ndjenjat pasi piva një... - AlpeGossip
Artistja akuzon për përdhunim regjisorin Luc Besson: Humba ndjenjat pasi piva një…

Artistja akuzon për përdhunim regjisorin Luc Besson: Humba ndjenjat pasi piva një…

Regjisori francez Luc Besson është akuzuar për përdhunim nga artistja 27-vjecare Sand van Roy, që të premten ka denoncuar kineastin në policinë e Parisit.

E reja ka treguar përpara policisë që është takuar me 59-vjeçarin Besson në një hotel dhe humbi ndjenjat pasi piu një çaj dhe kur u zgjua kuptoi se ka qenë viktimë e një përdhunimi seksual.

Regjisori, nëpërmjet avokatit ka mohuar akuzat. Sipas denoncimit të artistes (që ka pasur role të vogla në disa filma të Besson), përdhunimi ka ndodhur të enjten në mbrëmje gjatë një takimi në hotel Bristol, në Champs-Élysées.

Por sipas avokatit të regjisorit “Luc Besson është befasuar së tepërmi kur ka marrë vesh këtë lajm”. Ai mohon kategorikisht akuzat se ka droguar dhe përdhunuar gruan dhe nuk ka pasur ndonjëherë asnjë qëndrim të kësaj natyre’ në lidhje me 27 vjeçaren.

Regjisori, i njohur si drejtues në filma si Le Grand Bleu, Leon, Nikita, është kthyer tani në Los Angeles, ku jeton.