E PRISNIT? Donaldi dhe Bora TAKOHEN me njëri-tjetrin. Ja detaji që i nxorri zbuluar (FOTOT) – AlpeGossip
E PRISNIT? Donaldi dhe Bora TAKOHEN me njëri-tjetrin. Ja detaji që i nxorri zbuluar (FOTOT)

E PRISNIT? Donaldi dhe Bora TAKOHEN me njëri-tjetrin. Ja detaji që i nxorri zbuluar (FOTOT)

Historia e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit është edhe një ndër historitë më të komentuara në mediet rozë.

Çdo gjë nisi me puthjen e famshme që u shkëmbye brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Njerëzit u ‘marrosën’ pas romancës së tyre dhe donin ta shikonin dyshen bashkë.

Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren.

Donaldi më pas u përfshi në një histori dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Disa fansa të lidhjes “Bora-Donald”, e mbronin këtë gjë me fanatizëm sa dolën edhe kundër Trixës.

Por mesa duket, sot ka dal një lajmë i mirë për ndjekësit e të dy personazheve.

Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar!

Bora së fundmi ka blerë një apartament në “Kompleksin Eleonorë”, afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë ballkonit të saj është parkuar makina tip “Benz” në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.

Ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës, ndonëse nuk është e sigurt nëse ky është takimi i tyre i parë.

Pavarësisht si shkoi historia e tyre duket se ata ende po gjejnë një mënyrë për të parë njëri-tjetrin. Nuk e dimë nëse takimet e tyre janë romantike, por këtë gjë do na e tregojë koha.