Prej shum vitesh e divorcuar/ Albërije Hadergjonaj: Ja pse NUK MARTOHEM – AlpeGossip
Prej shum vitesh e divorcuar/ Albërije Hadergjonaj: Ja pse NUK MARTOHEM

Prej shum vitesh e divorcuar/ Albërije Hadergjonaj: Ja pse NUK MARTOHEM

Prej disa vitesh, këngëtarja e famshme shqiptare Albërije Hadërgjonjaj i ka dhënë fund martesës me babanë e vajzave të saj, pasi siç është shprehur ajo në disa intervista, marrëdhënia e tyre kishte marrë të tatëpjetën dhe shkak për këtë kanë qenë dhe tradhtitë e ish-partnerit.

Megjithatë, duket se martesa është një kapitull i mbyllur për Hadërgjonaj, e cila së fundmi e ka konfirmuar një gjë të tillë për një nga ndjekësit që e ka pyetur në Instagram.

“Përse nuk martohesh?”- e ka pyetur ai këngëtaren e cila i ka dhënë një përgjigje epike, duke sqaruar kështu edhe konceptin që ajo ka tashmë për martesën.

“Ata që janë jashtë duan të futen brenda. Ata që dalin, zor se hynë më! Hyn robi në burg me mend në kokë?”- ka shkruar me humor Hadërgjonaj, duke konfirmuar se mesa duket nuk do të ketë më martesë për të.