Ditë zie për babain e Dua Lipës/ Ledri edhe i dashuri Duas nuk harruan ta ngushëllonin(FOTO) - AlpeGossip
Ditë zie për babain e Dua Lipës/  Ledri edhe i dashuri Duas nuk harruan  ta ngushëllonin(FOTO)

Ditë zie për babain e Dua Lipës/ Ledri edhe i dashuri Duas nuk harruan ta ngushëllonin(FOTO)

Babai i Dua Lipës është një emër shumë i njohur në shoëbizzin shqiptar dhe jo vetëm. Ai është shumë aktiv si në rrjetet sociale ashtu edhe në koncertet e shumta të vajzës së tij.

Së fundmi ai ishte në Kosovë ku organizoi festivalin “Sunny Hill” në të cilin performoi edhe vajza e tij Dua, si dhe shumë artistë të tjerë të njohur.

Mirëpo sot është ditë zie për Dukagjinin, i cili përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se ka ndërruar jetë një mik i tij me emrin Riza Gjakova.

Sipas përshkrimit të babait të këngëtares së njohur, i ndjeri ka qenë duke luftuar me një sëmundje të rëndë, por detaje të tjera nuk ka dhënë.

‘Keshtu do t’mbaje n’mend gjithmone. T’lumtun e t’buzeqeshun.

Kom mendu qe ishim t’pregatitun, por dhembja m’shtohet me cdo moment. Ka me m’marre shume malli per ty.

Riza Gjakova 19.11.1958 – 03.09.2018

(Varrimi behet sot ne varrezat e qytetit te Pejes ne oren 17:00.)’, ka shkruar Lipa.

Në këtë postim ka komentuar edhe Ledri Vula i cili e quan babain e Dua Lipës “Dugi”, por edhe i dashuri i vajës së tij Isaac Carew, të cilët i shprehin ngushëllimet.