E NGACMOJNË PËR AKUZAT E MASHTRIMIT/ Me këtë gjest Loredana veproi ndryshe nga se menduan të gjithë ne (FOTO) – AlpeGossip
E NGACMOJNË PËR AKUZAT E MASHTRIMIT/ Me këtë gjest Loredana veproi ndryshe nga se menduan të gjithë ne (FOTO)

E NGACMOJNË PËR AKUZAT E MASHTRIMIT/ Me këtë gjest Loredana veproi ndryshe nga se menduan të gjithë ne (FOTO)

Loredana Zefi është kthyer në kryefjalën e mediave rozë kohët e fundit. Për shkak të një akuze për mashtrim dhe zhvatje parash ndaj një çifti zvicerian, reperja nga Kosova është kthyer në personazhin më të përfolur të momentit. E njohur për jetën e luksit edhe përpara kësaj ngjarje, tashmë ndjekësit në rrjetet sociale nuk ndalen me komente kundra reperes.

Pasi në Zvicër “plasi skandali” ajo udhëtoi drejt Kosovës ku mbajti një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjen si dhe xhiroi klipin e saj më të ri. Madje edhe në rrjetet sociale është ngacmuar shumë pasi fansat e pyesin se ku i merr paratë për të blerë veshje firmato.

Dhe për shkak se u kthye në Kosovë, shumë prej komentuesve e cilësuan si “arratisje” ndaj autoriteteve zvicerane dhe xhirimi i klipit ishte pretekst për të mos e bërë të dukshme këtë gjë.

Mirëpo ditën e djeshme, Loredana ka treguar krejt të kundërtën nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo ka postuar një foto nga avioni sapo ka mbërritur në Zvicër duke shkruar madje “Zvicër, të dua shumë”.