NJË ALERGJI E ÇUDITSHME/ Zbulohet arsyeja pse Ariana Grande përfundoi në spital – AlpeGossip
NJË ALERGJI E ÇUDITSHME/ Zbulohet arsyeja pse Ariana Grande përfundoi në spital

NJË ALERGJI E ÇUDITSHME/ Zbulohet arsyeja pse Ariana Grande përfundoi në spital

Dje, Ariana Grande mërziti qindra mijëra fansa të cilët mezi ç’po prisnin ta shikonin në koncertet e saj në Orlando dhe Tampa.

Këngëtarja deklaroi se ishte e detyruar t’i anulonte koncertet për shkak të një komplikacioni të papritur shëndetësor dhe mjekët e kishin sugjeruar ta bënte pushim nga turi i saj “Sweetener” së paku nja dy ditë.

“U zgjova tmerrësisht e sëmurë sot në mëngjes”, shkruajti këngëtarja dje.

Sot, 25- vjeçarja zbuloi arsyen përse ishte ndier keq një ditë më parë dhe kjo nuk pritej nga një vajzë me mbiemrin Grande me origjinë italiane.

Ariana shkruajti në Instagram se domatet i kishin shkaktuar një reagim në fyt dhe prej dy ditësh mezi gëlltiste ushqimin!

“Përditësim: Zbuluam… Se… Unë… Pata një reaksion alergjik ndaj domateve dhe praktikisht, fyti m’u mbyll fare!
Akoma më duket sikur gëlltis kaktus por ngadalë- ngadalë po bëj progres!”

Dhe gjithashtu, shtoi:

“Nuk ka asgjë më të padrejtë se një grua italiane që zhvillon alergji ndaj domateve në të ’20-at!”

Ariana Grande ka prejardhje italiane ose siç i pëlqen ta thotë: “gjysëm- siçiliane, gjysëm- abruzzese”. Prindërit e saj janë Joan Grande dhe Edward Butera.

Ajo ka edhe një vëlla, Frankie-n.