PASI U NGATËRRUA ME BURRIN E KHLOE-T/ Jordyn Woods po kthehet në një yll Hollywood-i - AlpeGossip
PASI U NGATËRRUA ME BURRIN E KHLOE-T/ Jordyn Woods po kthehet në një yll Hollywood-i

PASI U NGATËRRUA ME BURRIN E KHLOE-T/ Jordyn Woods po kthehet në një yll Hollywood-i

Aspak keq nuk po i shkojnë gjërat Jordyn Woods-it, ose të mbiquajturës “shoqe tradhtare” e Kylie Jenner-it.

Pas super- skandalit mediatik në të cilin u përfshi Jordyn bashkë me Tristan Thompson-in, bashkëshorti i Khloe Kardashian, mundësitë për modelen e kolme vetëm sa janë shtuar.

Një rol i ri televiziv është lajmi i gëzueshëm që Jordyn mezi ç’kishte pritur ta ndante me fansat në Instagram.

Ajo do të luajë në serialin “Grownish”, një serial që transmetohet në platformën Freeform.

Është roli i saj i parë fare, por nuk është suksesi i vetëm i Jordyn Woods kohëve të fundit.

Ajo s’ka shumë që ka hedhur në treg një linjë qerpikësh.

Në shkurt, Jordyn dhe Tristan, u panë shumë afër njëri- tjetrit në një festë në Santa Monica. Të pranishmit u ndaluan të shkrepnin foto me telefon.

Ndërkaq, Jordyn jetonte në shtëpinë e shoqes së ngushtë, Kylie Jenner, motra e bashkëshortes së Tristan-it, Khloe Kardashian.

Pasi lajmi u bë publik nga media, Tristan e pranoi tradhtinë me Khloe-n dhe u ndanë. Edhe pse në një postim të fshirë në Twitter ai e quajti “Lajm i rrëmë”.

Sidoqoftë, Jordyn u largua nga shtëpia e Kylie-t vetëm dy javë më parë.