BRAD PITT NUK SHKON/ Festa e frikshme e Angelina Jolie për ditëlindjen e vajzës – AlpeGossip
BRAD PITT NUK SHKON/ Festa e frikshme e Angelina Jolie për ditëlindjen e vajzës

BRAD PITT NUK SHKON/ Festa e frikshme e Angelina Jolie për ditëlindjen e vajzës

Shiloh, vajza e Angelina Jolie-së dhe Brad Pitt, festoi sot 13-vjetorin ose ndryshe, hyrjen në adoleshencë.

Për këtë rast të rëndësishëm, Angelina Jolie mblodhi gjithë fëmijët, të pestë vëllezërit e Shiloh-ut, në një festë të çmendur në Los Angeles.

Për të argëtuar fëmijët, Angelina zgjodhi një park lojërash misteri dhe frike, ku fëmijët duhet të zgjidhin problemat dhe misteret për t’i shpëtuar një personazhi që i përndjek. Jolie u pa duke hyrë bashkë me Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh tashmë 13 dhe binjaket Knox dhe Vivienne, 10 vjeç.

Ajo që bëri përshtypje ishte mungesa e Brad Pitt-it.

Pas shfaqjes së suksesshme të filmit “Once Upon a Time in Hollywood” në Kanë, Brad Pitt po shëtit Europën dhe ka parapëlqyer të mos kthehet për të qenë i pranishëm në festën e së bijës.

Kujtojmë se Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë në 2016-ën. Që atëherë, Shiloh-u është parë shpesh në vende publike me mamanë.

Ajo ka qenë, ashtu si edhe fëmijët e tjerë, e pranishme edhe në misionet humanitare të mamasë së saj, që është misionare e OKB-së që nga 2012-a.

Ndërkaq, Angelina Jolie pret premierën e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, në tetor 2019.