FESTËN E ÇMENDUR ME VIP-A/ Anxhelina argëtohet gjithë mbrëmjen me Kylie Jenner – AlpeGossip
FESTËN E ÇMENDUR ME VIP-A/ Anxhelina argëtohet gjithë mbrëmjen me Kylie Jenner

FESTËN E ÇMENDUR ME VIP-A/ Anxhelina argëtohet gjithë mbrëmjen me Kylie Jenner

Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në ditëlindjen e mikut të saj makeup artistit të njohur Ariel ku të pranishëm kanë qenë shumë personazhe të njohur në Amerikë.

Këngëtarja ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga ditëlindja surprizë që miliarderja, Kylie Jenner, i kishte përgatitur Arielit.  Kylie i kishte organizuar festën luksoze Arielit, i cili është habitur teksa ka hyrë në restorantin ku të pranishëm ishin gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Anxhelina shihet e lumtur  teksa është ulur pranë 21-vjeçares dhe Ariel i cili mori një unazë diamanti nga mikesha e tij Kylie.