DYSHJA NUK REAGON/ Por një tjetër detaj dëshmon ndarjen e Tunës nga Patrisi – AlpeGossip
DYSHJA NUK REAGON/ Por një tjetër detaj dëshmon ndarjen e Tunës nga Patrisi

DYSHJA NUK REAGON/ Por një tjetër detaj dëshmon ndarjen e Tunës nga Patrisi

Ishte 25 janar kur kontrolluam dyshen Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, të cilët e ndiqnin ende njëri-tjetrin në Instagram.

Por sot ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin dhe daljet e tyre të përbashkëta në publik janë të rralla për të mos thënë që s’ka të tilla.

Ata nuk kanë dhënë një shpjegim se pse ka ndodhur kjo distancë mes tyre, pasi edhe në pushimet e fundit në Republikën Domenikane, Tuna ishte e vetme me djalin, pa Patrisin.

Pak më parë, ne vumë re se çifti nuk ka bërë asnjë postim ose urim publik për Shën Valentin. Tuna ka qenë aktive në Instagram ku ka publikuar disa këngë të kolegëve të saj Mozzik dhe Dafina Zeqiri për t’i mbështetur.

View this post on Instagram

The eyes chico,t'rrejn mas shumti.

A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi) on

 

 

Ndërkohë që Patrisi ka treguar se e ka kaluar Shën Valentinin me të birin, Tian, me të cilin ka publikuar një video të ëmbël.

Fakti që tani nuk e ndjekin njëri-tjetrin tregon shumë dhe i shton edhe më tej dyshimet e pakonfirmuara për ndarjen që nisën që në momentin që Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga bio i Instagramit.