VIDEO/ Kjo me siguri është skena më e “çuditshme” e seksit oral, që keni parë në një film! – AlpeGossip
VIDEO/ Kjo me siguri është skena më e “çuditshme” e seksit oral, që keni parë në një film!

VIDEO/ Kjo me siguri është skena më e “çuditshme” e seksit oral, që keni parë në një film!

Nuk është verë nëse një serial i zhurmshëm nuk ofron një skenë seksi që merr gjithë vëmendjen. Verën e kaluar, për shembull, me siguri që keni dëgjuar për serialin Sex/Life në Netflix.

Këtë verë, ndoshta radhën e ka “The Time Traveler’s ëife” dhe skena për të cilën e kemi fjalën është shumë, po shumë e çuditshme. Aq sa është përshkruar edhe si “shqetësuese”.

Në skenën e episodit të dytë, Henry (luajtur nga Theo James) i tregon vajzës që pëlqente, Claire, (Rose Leslie) për mënyrën e vështirë sesi babai i tij mësoi për aftësitë e tij për të udhëtuar në kohë – dhe një skenë e rikthimit i tregon të gjitha.

Duket se, adoleshenti Henry u kthye në kohë me një qëllim të vetëm – t’i bënte seks oral vetes së tij.

Fatkeqësisht për Henrin, (dhe për shumë shikues që me sa duket janë traumatizuar nga kjo skenë) babai i tij hyri për të parë dy versione të djalit të tij në akt.

Kjo skenë është e para e këtij lloji, shfaqur në një film. Po tani, a mund të themi se i kemi parë të gjitha?!

Burimi: Inside Hook