"NUK JAM DIVË"/ Kur VIP-et shqiptare nuk e kanë për turp udhëtimin me transport publik (FOTO) - AlpeGossip
“NUK JAM DIVË”/ Kur VIP-et shqiptare nuk e kanë për turp udhëtimin me transport publik (FOTO)

“NUK JAM DIVË”/ Kur VIP-et shqiptare nuk e kanë për turp udhëtimin me transport publik (FOTO)

Qeniet njerëzore gjithnjë janë karakterizuar nga dëshira për tu dukur e sidomos në botën e ekranit kjo ndodh rëndom.

Vipet shqiptare në shumë raste mundohen të tregojnë një standard jetese të cilin nuk e kanë realisht por jo çdo herë ia dalin ta mashtrojnë publikun.

Më së shumti vlerësohen ato figura të famshme të ekranit të cilat nuk e kanë për turp të tregojnë jetën reale të tyre, por ka edhe disa të tjera që kapen “mat” nga fansat.

Edhe për sa i përket mjeteve të transportit, duket se disa prej vajzave të ekranit nuk e kanë për turp të tregojnë se udhëtojnë me autobus në vend të makinave luksoze. Përmes deklraratave apo fotove në rrjete sociale ato e kanë dëshmuar këtë duke treguar kështu jetën e vërtetë që bëjnë.

AlpeNews.al ju njeh me disa prej tyre:

Filloreta Raçi

Në rubrikën e instagramit Fifi iu përgjigj pyetjeve të fansave të saj se nuk donte të dukej si një divë fallco dhe se udhëtonte me autobus.

“Nuk kam pasur asnjëherë turp nga jeta që bëj…Unë udhëtoj shumë, sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë…dhe po, unë jetoj me autobus. Ju ndoshta do të më pyesnit ‘Po pse jeton si njëri normal?’. Sepse sinqerisht njerëz unë jam një njeri normal. Zoti vetëm më bekoi me zërin tim, por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq që nuk dua të jem e paprekur dhe të veproj si një diva false apo çfarëdo. Asnjëri nuk është në rangun tonë ose do të jetë ndonjëherë. Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi…e bija e Avni dhe Nurije Raçit”, ka shkruar këngëtarja.

Ermela Mezuraj

Të gjithë e njohin bjonden bukuroshe e cila u shpall fituese e “Big Brother Albania 4” dhe edhe pse fitoi një shumë konsiderueshme, përsëri nuk “mburrej” me jetën e saj. Më poshtë një foto e saj nga autobusi:

Adelina Emini

Një tjetër këngëtare nuk ka për turp të udhëtojë me transport publik. Adelina Emini ka publikuar një foto gjatë udhëtimit të saj me urban së bashku me mikeshën e saj.

/AlpeNews.al