“BABUSH GËZUAR DITËN TËNDE, ASNJËRA…”/ Dojna kujton të atin e ndjerë me njerëzit më të dashur (VIDEO) – AlpeGossip
“BABUSH GËZUAR DITËN TËNDE, ASNJËRA…”/ Dojna kujton të atin e ndjerë me njerëzit më të dashur (VIDEO)

“BABUSH GËZUAR DITËN TËNDE, ASNJËRA…”/ Dojna kujton të atin e ndjerë me njerëzit më të dashur (VIDEO)

Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku duken motra dhe nëna e saj duke drekuar së bashku.

Nëpërmjet kësaj videoje, ajo emocionon me fjalët dedikuar të atit të ndjerë.

“Babush gëzuar ditën tënde. Siç e sheh asnjëra nga ne nuk ka ndryshuar”, shkruan moderatorja në dedikimin e saj për babain.

VIDEO

Që nga koha kur ai ndërroi jetë, moderatorja nuk ka lënë rast pa e kujtuar të atin e ndjerë dhe ka ndarë e foto shumë të veçanta në rrjetet sociale.

Së fundmi, Dojna ndau me fansat e saj një copëz të një kënge mjaft të ndjerë të partnerit të saj, Vlashent Satës.

Moderatorja tregon se çfarë do të donte t’i kishte thënë të atit të ndjerë nëpërmjet fjalëve të kësaj kenge.

“Kur humba babain e kisha të pamundur të shprehja emocionet në të shkruar. Kjo këngë është gjithçka do doja t’i kisha thënë unë.

Vlashent Sata më mbushen sytë më lot nga kjo këngë, njëlloj si herën e parë”, shkruan Dojna.

Kujtojmë se moderatorja e humbi të atin në dhjetor të vitit 2019, duke lënë pas një dhimbje të thellë tek të gjithë familjarët e tij.

“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkroi Dojna ditën që ai u nda nga kjo botë përgjithmonë.