I DINIT? Njihuni me emrat e çuditshëm që VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur për fëmijët (VIDEO) – AlpeGossip
I DINIT? Njihuni me emrat e çuditshëm që VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur për fëmijët (VIDEO)

I DINIT? Njihuni me emrat e çuditshëm që VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur për fëmijët (VIDEO)

Vajzën e parë e quajtën North West që në shqip do të ishte Veri Perëndim, djalin Saint West, Shën Perëndimi dhe emri i fëmijës së tretë të Kanye West dhe Kim Kardashian s’mund të bëhej më i çuditshëm. Në Janar çifti vendosi emrin e pazakontë të vogëlushes së porsalindur Chicago West.

Por, nëse Kim dhe Kanye mendojnë se nuk kanë konkurrencë për emra të çuditshëm fëmijësh, thjeshtë nuk kanë dëgjuar për blogeren Estela Ujka, apo personazhe të tjerë të njohur shqiptarë.

Ujka “theu” internetin shqiptar me emrin e padëgjuar që zgjodhi për vajzën e saj të tretë që është pikërisht Damar Brooklyn.

“Doja një emër të veçantë për Damar, ashtu si motrat e saj Lorest dhe Sharmin që janë unikë mendoj unë. Doja që ajo të kishte një emër të fortë”, tha Uka për “Jo Vetëm Modë”.

Një lidhje shpirtërore me kryeqytetin britanik ka edhe çifti Ledion Liço dhe Sara Hoxha. Fëmija i tyre i parë London Noor Liço është i destinuar ta thërrasin përjetë me emrin Londër, qyteti ku prindërit e tij thonë se u lind natyrshëm dashuria mes tyre.

Të pavendosur për emrin që do t’i vinin të birit ishin edhe moderatori Alban Dudushi dhe partnerja e tij Bieta Sulo, të cilët zgjodhën për djalin e tyre dy emra krejtësisht shqiptar, Kroi Art.

Dhe meqë e nisëm me Kardashianët, Zaimina Vasjari zgjodhi për të bijën pikërisht emrin e një prej motrave të famshme, Khloe, i cili vjen nga antikiteti grek dhe në shqip mund të përkthehej lulëzim.

Muajin e kaluar, Ermal Mamaqi dhe partnerja e tij Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë, Joeli u bë me motër. Por, ai që u kthye në lajm më vete ishte emri që çifti zgjodhi për vogëlushen. Sia është emri i saj, njëlloj me atë të kantautores australiane, megjithëse sipas Mamaqit nuk është kopjuar aspak prej saj.