NGA ÇAJ JESHILE TEK…/ 10 mënyra natyrale për të qëndruar të rinj – AlpeGossip
NGA ÇAJ  JESHILE TEK…/ 10 mënyra natyrale për të qëndruar të rinj

NGA ÇAJ JESHILE TEK…/ 10 mënyra natyrale për të qëndruar të rinj

Ka disa persona që sa më shumë kalojnë vitet më shumë rinohen. Ndonjëherë është e vështrirë ta kuptojmë se çfarë regjimi ndjekin, që vitet duket se ecin mbrapsht për ta. Përveç shmangies së sheqerit dhe ushqimeve jo të shëndetshme, ka dhe shumë mënyra të tjera për të qëndruar gjithë jetën të rinj.
1. Uluni dhe qetësoheni një herë ose 2 herë në ditë nga 10-20 minuta. Mbyllni sytë dhe relaksohuni, hiqeni mendjen nga çdo stres dhe problem i jetës.
2. Gjatë ditës duhet të konsumoni 2 gramë acide yndyrore omega-3 për të forcuar imunitetin.
3. Krijoni kohë për t’u stërvitur 20 minuta, për tre ditë të javës.
4. Shmangni njerëzit negativë dhe filloni të shpërndani dhe merrni sa më shumë dashuri.
5. Pini një gotë verë çdo ditë për jetesë të shëndetshme.
6. Praktikoni yoga ose aktivitete të tjera për trupin dhe mendjen.
7. Konsumoni sa më shumë lëng shege, sepse sot cilësohet si një nga lëngjet më të dobishëm për shëndetin.
8. Pini 2-3 filxhan me çaj jeshil.
9. I kushtoni rëndësi kujdesit të lëkurës, sepse është organi më i madh i trupit që shfaq i pari shenjat e plakjes.
10. Forconi mendjen duke e stërvitur me fjalëkryqe apo puzzle