“MË ËSHTË GJETUR KUDO PRANË…”/ Shqipja përlotet kur flet për personin e shtrenjtë: Pika ime e dobët – AlpeGossip
“MË ËSHTË GJETUR KUDO PRANË…”/ Shqipja përlotet kur flet për personin e shtrenjtë: Pika ime e dobët

“MË ËSHTË GJETUR KUDO PRANË…”/ Shqipja përlotet kur flet për personin e shtrenjtë: Pika ime e dobët

Edhe pse doli shumë herët nga “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, vijon që të jetë shumë aktive në fushën e televizionit. Atë e shohim çdo të diel të ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Teksa tregonte se pika e saj e dobët është babai, Shqipja u emocionua dhe nuk i mbajti dot lotët.

“Babai është munduar të gjendet gjithmonë pranë meje. Ne jemi edhe tipa njësoj, e mbajmë vetën të fortë. Si çdo fëmijë në debate e kam lënduar ndonjëherë babin”, tregon Shqipja.

Kjo e fundit shton se babai e ka mbrojtur shumë dhe vijon që ta trajtojë si të vogël, ashtu siç bëjnë prindërit me fëmijët e tyre.

“Më është gjendur gjithmonë pranë”, Shqipja

Gjithashtu ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se babi tani me zor pret që ta “largojë nga shtëpia”.

“Babi tani më thotë se ka ardhur koha që të krijoj familje. Unë i them prit babi ta gjej njëherë”, tregon Shqipja.

“Më është gjendur gjithmonë pranë”, Shqipja