KEJVINA U KTHYE PRAPË DHE E LA PA PUNË? Belinda tregon si qëndron puna – AlpeGossip
KEJVINA U KTHYE PRAPË DHE  E LA PA PUNË? Belinda tregon si qëndron puna

KEJVINA U KTHYE PRAPË DHE E LA PA PUNË? Belinda tregon si qëndron puna

Ermal Mamaqi i bëri konfuzë të gjithë duke publikuar një video të Kejvina Kthjellës në Instagram dhe duke njoftuar rikthimin e saj në “Xing” këtë të shtunë.

“Këtë të shtunë kthehet Kejvina në Xing”, shkruajti Ermali në përshkrimin e fotos.

Epo, kaq u desh që të ngjalleshin dyshime nëse velina e cila dha dorëheqjen nga spektakli i Mamaqit në mars, do të kthehej përsëri në pozicionin e vjetër të punës duke i zënë kështu vendin vajzës që e zëvendësoi, Belinda Dragoti.

Por, Belinda vendosi të mos i linte aludimet të përhapeshin më tepër duke postuar në Instagram disa foto me Kejvinën, të dyja bashkë në plazh, për të treguar se jo vetëm nuk i ka zënë vendin, por janë të dyja pjesë e të njëjtit ekip: Xing.

“Vajzat e Xing-ut duke qenë vetvetja”, shkruajti Belinda.

Kejvina po ashtu i shprehu dashurinë përmes një komenti plot zemra.

Ose Kejvina do të jetë si e ftuar, ose do të jenë që të dyja velina të “Xing me Ermalin”.

E rëndësishme është se askush nuk ia zuri vendin askujt.