“OFERTA KAM PASUR…”/ Nevina Shtylla mendon të ketë një karrierë jashtë vendit por tani për tani… – AlpeGossip
“OFERTA KAM PASUR…”/ Nevina Shtylla mendon të ketë një karrierë jashtë vendit por tani për tani…

“OFERTA KAM PASUR…”/ Nevina Shtylla mendon të ketë një karrierë jashtë vendit por tani për tani…

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla ka vendosur që së fundmi t’i përgjigjet ndjekësve në llogarinë e saj rreth pyetjeve të ndryshme të tyre.

E pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë karrierën jashtë vendit apo nëse ka pasur oferta, Nevina ka pohuar se e ka menduar si opsion.

“E kam menduar dhe e konsideroj si opsion. Oferta kam pasur si modele, por jo në momentin e duhur ose ndoshta dhe nuk kanë qenë në përputhje me ambiciet e mia. Tani për tani po mundohem të bëj më të mirën në vendin tim”, ka shkruar Nevina krah postimit në ‘Instastory’.

Jo më larg se ditën e nesërme, Nevina ka njoftuar se do të rikthehet në ekran në programin e së dielës ‘E diell’ me rubrikën e re ‘Kino Star’.