NGA MARRËDHËNIA ME ARBENITA ISMAILAJN, PRINDËRIMI E DERI TEK PARABURGIMI/ Fero rrëfehet si rrallë herë – AlpeGossip
NGA MARRËDHËNIA ME ARBENITA ISMAILAJN, PRINDËRIMI E DERI TEK PARABURGIMI/ Fero rrëfehet si rrallë herë

NGA MARRËDHËNIA ME ARBENITA ISMAILAJN, PRINDËRIMI E DERI TEK PARABURGIMI/ Fero rrëfehet si rrallë herë

Reperi i njohur Feronit Shabani ose ndryshe i njohur si Fero, ka folur së fundmi rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Artisti ka qenë i ftuar së fundmi në “Më Lër Të Flas”, ku zbuloi detaje rreth marrëdhënies së tij me Arbenita Ismajlin.

Reperi u shpreh se partnerja e tij e mirëkupton në çdo gjë dhe kanë raporte të shkëlqyera me njëri-tjetrin.

“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”,- u shpreh Fero.

Këngëtari dhe modelja janë bërë prindër për herë të parë në muajin prill të vitit të kaluar. Fero tregoi si ka ndryshuar jeta e tij që pas ardhjes së vajzës së tij:

“Si baba momentalisht ndihem shumë ndryshe nga ai që kam qenë para se të isha prind. Jam shumë falënderues sepse po mos të kisha fëmijë nuk do të kisha arritur ta kuptoja sensin e jetës. Dua që vajza ime të jetë shembullore në çdo aspekt.”

Ndër të tjera, reperi foli dhe për qëndrimin e tij në paraburgim për më shumë se 1 muaj.

“Unë jam shumë djalë i mirë. Puna është se gjatë gjithë karrierës time problemi është bërë vetëm kur mbron veten. Të gjitha pasojat dhe inatet kanë lindur për shkak të xhelozisë. Për pjesën e paraburgimit, mediat e kanë zmadhuar shumë. Mediat kanë marrë videon kur unë kam sulmuar dhe jo të lokalit kur unë kam qenë duke qëndruar dhe më pas jam sulmuar.

Isha duke qëndruar dhe kalon një makinë duke sharë dhe duke ofenduar, më pas kaloi dy herë, tre herë. Unë në fillim nuk reagova, por në fund gabova sepse rashë pre e provokimit. As mediat, as prokuroria nuk kanë për bazë videon e lokalit por kanë për bazë vetëm videon që Fero sulmon. Puna është që ata djem akoma nuk kanë dhënë deklaratën e tyre.”- tregoi artisti.