PAS 14 VITESH MARTESË/ Ja si shprehet Nora për ndarjen nga Roberti – AlpeGossip
PAS 14 VITESH MARTESË/ Ja si shprehet Nora për ndarjen nga Roberti

PAS 14 VITESH MARTESË/ Ja si shprehet Nora për ndarjen nga Roberti

Prej disa kohësh është përfolur se çifti shumë simpatik dhe shumë i komentuar në media, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Nora e cila gjithnjë ka preferuar të mos  prononcohet lidhur me çështje private, ka folur për herë të parë për ndarjen e përfolur.

Nora u shpreh se ashtu si çdo çift, edhe ajo me Robertin kanë pasur zënkat e veta, por vazhdojnë të jenë bashkë.

“Unë i respektoj shumë gazetarët dhe i kam koleg mirëpo kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”, u shpreh Nora.