"KUR E SHOH THEM O ZOT"/ Këtë videoklip Nora Istrefi do donte ta zhdukte - AlpeGossip
“KUR E SHOH THEM O ZOT”/ Këtë videoklip Nora Istrefi do donte ta zhdukte

“KUR E SHOH THEM O ZOT”/ Këtë videoklip Nora Istrefi do donte ta zhdukte

Nora Istrefi është prej vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe ka sjellë dhjetëra videoklipe të cilat kanë pasur gjithnjë sukses. Jo vetëm që këngët e saj janë kthyer në hite, por edhe stili i Norës në videoklipe shpeshherë është komentuar. Megjithatë ekziston një videoklip të cilin Nora do donte ta zhdukte pasi siç duket nuk i pëlqen fare vetja.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, këngëtarja tha se videoklipin “Bamboleo” ka vendosur ta fshijë sepse mendon që nuk i shkon fare.

“Është një këngë dhe klip që nuk më pëlqen, kënga quhet Bamboleo. Është realizuar para disa viteve dhe të them të drejtën nuk e di pse nuk më pëlqen. Në atë moment më ka pëlqyer, më është dukur këngë e mirë. Mirëpo kur u bë videoklipi pashë se nuk më përkon mua, nuk më shkon fare. Tani që e shikoj them ‘O Zot’. Nuk e kam fshirë akoma por do ta fshi”, u shpreh Nora.