ZËVENDËSOI KEJVINËN/ Njihuni me velinën e re të emisionit “Xing me Ermalin” – AlpeGossip
ZËVENDËSOI KEJVINËN/ Njihuni me velinën e re të emisionit “Xing me Ermalin”

ZËVENDËSOI KEJVINËN/ Njihuni me velinën e re të emisionit “Xing me Ermalin”

Nga e shtuna që lamë pas, Belinda Dragoti është fytyra më e re në televizionin “Klan”. Pas largimit të Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin”, Belinda u zgjodh si velina e re që do t’ju drejtojë pyetjet me “spec” personazheve të njohur.

Belinda nuk është emër i dëgjuar në botën e televizionit, por synon që së shpejti të arrijë majat. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Pasditja ime” me gazetarin Eraldo Rexho, ku ka rrëfyer më shumë rreth jetës dhe pasioneve të saj. Belinda është shumë e njohur si modele, sepse vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse në “Miss Universe” dhe pretendente për çmimin e parë. Përgjatë intervistës së saj për “Pasditja ime”, ajo ka treguar se synon televizionin dhe është e hapur ndaj ofertave që mund t’i vijnë më vonë. Belinda ka zbuluar se në të ardhmen ëndërron të bëhet stiliste dhe të ketë linjën e saj të veshjeve. Modelingun ajo e shikon si një trampolinë të mirë drejt dizajnit, duke qenë se Belinda edhe studion në këtë fushë. Për më tepër ajo ka treguar se ka talent në pikturë dhe ka nisur me bërjen e disa skicave, që mund t’i shërbejnë në të ardhmen për profesionin e saj. Belinda Dragoti është vetëm 18 vjeçe dhe siç duket i ka shumë të qarta synimet dhe planet për të ardhmen e saj.