“JU QESHNI, POR NE NUK KEMI MË NERVA, STRES!”/ Aktorët e “Portokallisë” e lajmërojnë kështu nisjen… (VIDEO) – AlpeGossip
“JU QESHNI, POR NE NUK KEMI MË NERVA, STRES!”/ Aktorët e “Portokallisë” e lajmërojnë kështu nisjen… (VIDEO)

“JU QESHNI, POR NE NUK KEMI MË NERVA, STRES!”/ Aktorët e “Portokallisë” e lajmërojnë kështu nisjen… (VIDEO)

Tashmë prej shumë vitesh në ekranin e “Top Channel”, të dielave mbrëma argëtohemi me show-n e humorit “Portokalli”. Pas disa muajsh pushimi, javën që vjen nis edhe sezoni i ri.

Por, ndërkohë që ne e presim me mjaft gëzim që të argëtohemi me humorin e aktorëve nuk mund të themi të njëjtën gjë për këta të fundit. Në një video të postuar nga aktori Rezart Veleshnja ku duket ai dhe Ledio Lako  ato tregojnë se pavarësisht sa me qef e pret publiku “Portokallinë” për ta është një stres në vete.

“Fillon stresi, shikoni sa të rënë moralisht jemi. Stres për neve, juve për qejf”- shprehën aktorët.

Gjithsesi ato në formë shakaje i kanë treguar fansave të tyre që të dielën tjetër fillon spektakli i humorit dhe të gjithë duhet të jenë përpara ekranit të “Top Channel”.